Marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 25 vjeçari
Është arrestuar një 25 vjeçar në Elbasan. Sipas Policisë, dyshohet se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al