Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se Saturni ka më shumë hëna nga sa ne ishim në dijeni. Një ekip ekspertësh zbuluan 128 hëna të reja rreth planetit, i cili është i famshëm për sistemin e tij të unazave të mrekullueshme.

Përgjatë vitit 2019-2021 shkencëtarët identifikuan 62 objekte rreth gjigandit të gazit. Hulumtimet e më vonshme zbuluan se ato objekte, në fakt ishin hëna. Në atë kohë ata vunë re dhe disa objekte të tjera të vogla, por që nuk arritën që t’i emërtonin ose më saktë të përcaktonin se çfarë ishin në të vërtet.

Sipas astronomëve ata dyshonin se dhe këto objekte të tjera të vogla, mund të ishin hëna. Prandaj ata e “rivizituan” të njëjtën fushë qiellore për 3 muaj rresht në vitin 2023.

Hënat e reja të zbuluara nuk janë aspak të ngjashme me hënën e planetit tonë Tokë, përkundrazi ato janë në formën e një patateje dhe kanë një diametër vetëm pak kilometra. Nga ekspertët këto objekte njihen si hëna të parregullta. Besohet si fillimisht ato ishin pjesë e një grupi të vogël, të cilat më pas u kapën nga graviteti i Saturnit në fillim të formimit të Sistemit Diellor.

Zbulimi i fundit në lidhje me numrin e madh të hënave që Saturni ka rreth tij është njohur zyrtarisht nga Unioni Ndërkombëtar Astronomik./tvklan.al