Kujtimet e luftës në Kosovë janë tepër të hidhura, por prej asaj periudhe shumë familje në vendin tonë kanë krijuar lidhje të forta edhe me shqiptarët që jetojnë atje. Enveri, i cili ka qenë ushtar i UÇK-së, tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesi familjes së tij iu gjend pranë familja Shkurti në Librazhd. ...