Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në zonën e quajtur “Fresk” në Tiranë.

Policia njofton se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një punonjës policie jashtë shërbimit. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L. (punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftojnë uniformat blu.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al