Leo Messi mund të rikthehet te Barcelona në një të ardhme të afërt. Gazetari, Alex Candal, i cili ishte i pari që zbuloi kalimin e argjentinasit te Inter Miami, thotë se sulmuesi do të rikthehet te katalanasit.
Thuhet se 37-vjeçari dëshiron të rikthehet edhe një herë tjetër te Barcelona, para se të mbyllë karrierën.
“Nuk mund të tërhiqem nga futbolli pa luajtur në ‘Camp Nou’-n e ri”, mësohet të ketë thënë Messi sipas gazetarit Candal.
Ky i fundit foli për “DSports”, duke bërë tifozët e katalanasve të ëndërrojnë.
“Kush ishte i pari që tha se Messi do të shkonte te Inter Miami? Unë, apo jo? Dhe tani po ju them, ai do të kthehet te Barcelona”, theksoi Candal.
Kujtojmë se Messi ka kontratë me Interi Miami deri në fund të vitit 2025. /tvklan.al