Ndërtoi pallat 14-katësh, SPAK dërgon në gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit Eduart Kapri dhe dy vartësve të tij në atë kohë, Besjan Meço jurist i bashkisë dhe Besmira Niko specialiste në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Pogradec. Sipas SPAK që ka hetuar dosjen, Kapri akuzohet për shpërdorim detyre...