Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë është ndalur edhe tek reforma në drejtësi dhe SPAK, ku është shprehur se kur në një vend lufta kundër korrupsionit intensifikohet rezultatet dhe perceptimi nuk përputhen.
Rama u shpreh se ajo çfarë po ndodh sot me hetimet ndaj politikanëve është lufta jonë dhe jo një luftë që e hapi Amerika.
“Patjetër që ka gjëra që nuk shkojnë, por ama duke filluar nga kjo e korrupsionit është gjëja më e tmerrshme që ne ta pranojmë pa luftë që të na kërkojnë ne hesap të tjerët. Ne mund t’i kërkojmë hepas njëri tjetrit por askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot hesap ne sepse çfarë po ndodh sot këtu është lufta jonë, nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk është një luftë që na e hapi ne Amerika. Sepse Amerika i tërhoqi ushtarët. Ikën nuk janë më aty. Kush e mban SPAK-un tani? Pastaj e keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrij. Nëse ne do të ishim ashtu siç kërkojnë të na pikturojnë SPAK-u do të ishte shkrirë sot. Nuk ndodh kjo. Pse nuk ndodh? Jo se nuk na lë Amerika, por se e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu sepse logjika më elementare s’kishte nevojë të ishte studiuar shkencë.
Nëse ti do t’i hysh një reforme që do të pavarësosh drejtësinë, ti je pari që do të goditesh se ti je në pushtet. Ata kanë disa kusure dhe ata kusure nuk harrohen. Unë jua kam thënë me kohë se “21 Janari” është një nga ata krime që nuk ndëshkohen shpejtë, por nuk harrohen kurrë dhe një ditë paguhen. Kusuret e tjera i ka ai që qeveria. Këtu janë dy gjëra që duhen pasur parasysh. E thotë gjithë literatura këtë unë që kur në një vend lufta kundër korrupsionit intensifikohet rezultatet dhe perceptimi nuk përputhen”, thekson Rama.
Ndër të tjera Rama shprehet se vazhdimësinë e reformës në drejtësi dhe SPAK e garanton Partia Socialistë dhe e blindon futja në Bashkimin Europian.
“Kur them ata kam parasysh të gjithë jo vetëm kënetën, por të gjithë. Ne kemi pasur 60 e ca ministra në qeveri. Dy ministra të dënuar, njëri ende në gjykim, tjetri i arratisur drejtësisë. Kam harruar ndonjë? Katër janë. Mund të kishim edhe më shumë, por prap nuk do të thotë që ne duhet të trajtohemi si njerëzit që duhet të paguajmë se hapëm kapakun e një pusete të mbyllur që në 1912 se nëse ky është sebepi atëhere duhet të na tregojnë një që nga 1912 që kanë bërë këtë që bëm ne. Tjetra është kush e garanton vazhdimin e kësaj. Të gjithë duan që kjo të vazhdojë, unë dua, të gjithë duam. Po kush e garanton? Ndërkohë bufi e ka thënë cop do ta shkrij. Kush e garanton ca të tjerë që premtojnë çdo gjë se as nuk kanë gjë në dorë e as nuk do të kenë gjë në dorë.
Vazhdimësinë e reformës së drejtësi e garanton Partia Socialistë dhe e blindon futja në Bashkimin Europian dhe bashkohen të dyja bashkë. Është punë e një momenti historik. BE i vë vulën. Tani thënë këto si qëndron e vërtëta lidhur me ata që thashë më parë që kur ka faza lufte kundër korrupsionin perceptimi kundër korrupsionit përkeqësohet, por rezultatet dhe ndërkohë drejtësia do të bëjë gabimet e veta. Është 5 vite e pak histori. Shqipëria ka qeverisur që në 1912 dhe përsëri krahasuar me qeverisjet e Francës apo vendeve tjera me shumë traditë ne prap jemi si qeveri institucion i ri, llogarisni tani një drejtësi që për herë të parë funksionon e pavarur”, shprehet Rama./tvklan.al