Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës, emërohet në krye të IKMT-së
Dallëndyshe Bici është larguar nga drejtimi i Kadastrës ku tashmë është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Vendimi mban firmën e Kryeministrit Edi Rama në datën 30 Korrik. Ndërkohë ky vendim vjen pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së. /tvklan.al