Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, ku do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar I Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të përfaqësuesve nga Unioni për Mesdheun, ku u diskutua mbi detajet e organizimit të aktiviteteve dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave. “Ne sot mund të themi se kemi...