Turizmi dhe biznesi kanë rritur flukset hyrëse të të huajve drejt Shqipërisë edhe në këtë fillimvit.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në muajin Janar nga 560 mijë hyrje të shtetasve të huaj, 93% e tyre ishin për pushime apo vizitë tek të afërm.

Në krahasim me Janarin e 2024-ës ka një rritje të hyrjeve për këtë qëllim me 13%. Interes në rritje për të ardhur në Shqipëri vërehet edhe për qëllime biznesi dhe profesionale.

Konkretisht me mbi 15 mijë hyrje, nga 8 mijë që pati vjet, që do të thotë 90% më shumë. Ndërsa rreth 21 mijë të huaj ishin tranzit, shumë pak erdhën për trajtime shëndetësore apo qëllime fetare.

Në Janar, 97 % e vizitorëve të huaj rezultojnë nga kontinenti Evropian, shumica nga ajo Jugore ndjekur nga Evropa Perëndimore. Sakaq të huajt e ardhur nga Afrika dhe Azia e jugut këtë fillim vit janë dyfishuar.

Në 2024-ën vendi ynë regjistroi një rekord prej 11.7 milionë vizitorësh të huaj.

Tv Klan