Shembet barriera mbrojtëse, bllokohet rruga Kuç-Qeparo
Rruga Kuç-Qeparo është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së murit të betonit, e krijuar si barrierë mbrojtëse. Kjo ka bërë që në një pjesë të konsiderueshme të rrugës të ketë inerte të shumta. Policia njoftoi se ka kontaktuar ARRSH-në dhe pritet që të ndërhyhet nga firma kontraktore me qëllim pastrimin e rrugës. /tvklan.al