Këtë të Hënë në studion e “Opinion” janë 6 personazhe që sapo kanë nisur karrierën politike, duke iu bashkuar skuadrave që garojnë më 11 Maj. Ina Majko është njëra prej tyre, e cila për herë të parë në historinë e vendit ka shansin të përfaqësojë pakicat kombëtare në Parlament.
Ajo tha se u përzgjodh në platformën “Deputeti që duam” dhe në zgjedhje parlamentare do shkojë si përfaqësuese e partisë në pushtet për qarkun e Vlorës. Pikërisht për këtë, kandidati për deputet i Partisë Mundësia Erald Kapri i drejtoi pyetjen se çfarë është bërë për 8 pakicat kombëtare në 12 vite. Pyetje që u pasua me një debat, pasi sipas tij të rinjtë në radhët e PS-së po përdoren…
Erald Kapri: Cila është e vërteta e komunitetit tuaj në 12 vite? Ju e dini që jemi vendi më i korruptuar në Europë?
Ina Majko: T’i them çfarë është bërë në këto 12 vite…Ligji që kaloi në 2017-ën për gjithë pakicat kombëtare, që e vendosi jo si komunitet linguistik na ka dhënë ne shumë të drejta.
Erald Kapri: Nuk është arritje e madhe kjo. Më vjen keq tani! Janë 8 pakica.
Blendi Fevziu: U zgjodhe nga platforma, s’kishe asnjë kontakt?
Ina Majko: S’kisha asnjë kontakt, realisht jo! Unë nuk ndihem e përdorur, nuk e shoh veten si dekor. Nëse ti pretendon se aftësitë e mia janë thjesht për dekor mua po më ofendoni tani, realisht.
Erald Kapri: Unë thashë respekt maksimal, por po flasim për komunitetin. Ti shumë mirë që do e përfaqësosh, por je në qeverisjen e gabuar.
/tvklan.al