Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Mandati I Olta Xhaçkes

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Mandati i Xhaçkës/ Manja: Presim opinionin e Komisionit të Venecias, s’është çështje e mbyllur për Kuvendin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka thënë se mandati i Olti Xhaçkës nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin teksa ka shtuar se do të presin opinionin e Komisionit të Venecias. Ulsi Manja: Nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin, e kemi dërguar atje. Çështja është në Komisionin e Venecias. Do të presim opinionin e...

Tetor 2, 2024

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi-Spiropalit: Keni hedhur në erë vendimet e Kushtetueses

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali në lidhje me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Sipas Bardhit, Spiropali ka hedhur në erë vendimet e Gjykatës Kushtetuese duke shtuar se kjo ka sjellë edhe minimin e bashkëjetesës me opozitën. “Zonja Kryetare, ju personalisht...

Shtator 17, 2024

PS nuk dërgoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Nuk ishte vendim grupi, kemi paqartësi

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka thënë se nuk ka qenë vendim grupi ai i mosdërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të PS-së, Peleshi u shpreh se kanë pasur paqartësi përsa i përket kësaj çështje. Më tej, Niko Peleshi ka...

Shtator 16, 2024

Mandati i Xhaçkës sërish “pezull”, socialistët pengojnë dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Pas një seance maratonë që përfundoi pas mesnatës, Kuvendi ka vendosur të mos dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. 65 deputetë socialistë abstenuan, 9 votuan kundër dhe 25 deputetë të opozitës votuan pro. Kryetarja e Kuvendit njoftoi se “teksa Kuvendi ka zbatuar gjithë procedura parlamentare për zbatimin e vendimit...

Shtator 13, 2024

Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Nuk kemi koment politik

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka mohuar kontestimet brenda partisë ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama që deputetët me më shumë se 1 mandat të renditen në listën e hapur në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. “Natyrisht ka një garë e cila është e shëndetshme. Gara kryesore është me ata që kemi përballë...

Shtator 10, 2024

“Xhaçka”, Kushtetuesja apel Kuvendit: Sillni mocionin!

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht padinë e opozitës për mandatin e Olta Xhaçkës. Ky institucion urdhëron Kuvendin që të dorëzojnë mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes. “Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Detyrimin e...

Korrik 10, 2024