Pa vonuar, ka një kundërpërgjigje të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi për kryeministrin e vendit Edi Rama. Po përmes një postimi në “X”, Bardhi i thotë Ramës se “koordinatori juridik ose s’e ke kuptuar se çfarë të ka thënë, ose të ka gënjyer”.

“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik. Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”, shkruan demokrati.


Nga ana tjetër, Rama vë theksin se Bardhi duhet të dorëzojë faktet në gjykatë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij (duke përdorur Olsi Ramën) dhe jo të shtyjë seancat përmes avokatëve me “llafe boshe”.

Teksa SPAK e ka thënë fjalën e fundit lidhur me akuzat për Olsi Ramën, për laboratorin e drogës në “Xibrakë”, tanimë një tjetër proces gjyqësor po zhvillohet. A do të provohet se Bardhi ka shpifur, apo e kundërta? Kjo mbetet për t’u parë në vijim, ndërsa duket se nga të dyja palët (Rama-Bardhi) ka konsistencë mbi qëndrimet e tyre.

/tvklan.al