Në kuadër të vizitës së Presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan në Shqipëri, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për sigurinë e liderit të Turqisë. Këto masa nisin që nga aeroporti i Tiranës, shoqërimi drejt kryeqytetit në vendet ku zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit në përfundim të vizitës. Policia e Shtetit njofton qytetarët...