Dëmtimi në kampionat, do e lërë dy ndeshje jashtë sulmuesin Moise Kean. Italiani ngjalli panik në fundjavë, ndaj Veronës.
Në minutën e 67-të, Kean përfundoi i gjakosur në fushë, pas një përplasje me kokë. Lojtari pësoi çarje në vetull dhe u largua nga fusha me barelë.
Sulmuesi u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për disa orë dhe më pas u rikthye në Firence.
Mediat pranë klubit, zbulojnë se Kean do të jetë jashtë për dy sfidat e radhës, ndaj Lecces në kampionat dhe ndaj Panathinaikos në Conference League.
24-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Serinë A, ku në 24 ndeshje ka shënuar 15 gola. /tvklan.al