Mbi 150 të rinj nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës do të jenë pjesë e konkursit “J’adore Schopen” që do të mbahet për herë të parë në Tiranë.
Ky event synon të nxjerrë në pah aftësitë e jashtëzakonshme të pianistëve të rinj dhe duke kontribuar në shkëmbimin e eksperiencave e mundësive për të përformuar në arenën ndërkombëtare.
“Në vendin tonë organizohen shumë aktivitete. Në rast se ka një specialitet që ka ecur këto vite, piano është një ndër specialitetet e para. Kam një diçka të rëndësishme. Duke pasur në qendër materien bazë është krijimtaria e famshme e madhe e Schopenit, konforntimi është në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Zhani Ciko.
Konkursi do të zhvillohet në disa faza, ku secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë të interpretojë veprat më të njohura të Schopen.
“Këtu është dhe një prurje e re që sjell ky event për të propaganduar muzikën e Schopenit. Nga ana tjetër kjo pastaj shihet dhe në veprën madhore deri te fazat e fundit, e cila do të jetë, përfundon me konkurrimin me koncertet për piano dhe veprat e tjera solistike të shoqëruara nga pianoja”, tha Ciko.
Tirana do mirëpresë konkursin ndërkombëtar nga data 1 deri më 6 Mars, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Klan News