Një 45-vjeçar në Shijak është gjetur i vdekur në një godinë të braktisur rreth orës 16:05. Sipas policisë, viktima e identifikuar me iniciale K.H., nuk ka shenja dhune në trup. Shkaqet e vdekjes së tij janë të paqarta dhe do të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore. /tvklan.al