Seferi mund Manajn, realizon gol në fitoren ndaj Sivasspor
Taulant Seferi ktheu Bodrumsporin te fitorja në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Sivassporit të Rei Manajt në javën e 16. Seferi goditi topin i rrethuar nga disa mbrojtësa kundërshtarë. Ky ishte goli i tretë për Taulant Seferin në këtë sezon të Suprligës së Turqisë. Tv Klan