Nëse gjatë mbrëmjes për t’u qetësuar, keni ngritur kokën drejt qiellit duket shijuar yjet dhe bukurinë e hënës, kësaj jave do të shihni diçka më të rrallë. Marsi, Jupiteri, Urani, Venusi, Neptuni, Mërkuri dhe Saturni “rreshtohen” në qiell për të na dhënë një pamje mahnitëse.

Ky fenomen i njohur si një “paradë planetare” është një pamje e rrallë dhe kjo do të jetë hera e fundit që shtatë planetet mund të shihen njëkohësisht deri në vitin 2040.

Vendosni alarmin, pasi të shtatë planetet mund të shihen pas perëndimit të diellit këtë të martë, të mërkurë dhe të enjte.

Katër nga planetet, Mërkuri, Venusi, Jupiteri dhe Marsi do të jenë të dukshëm me sy të lirë. Saturni do të jetë pak më i vështirë për t’u parë, kurse për Uranin dhe Neptunin do ju duhet një teleskop. Një mot i mirë dhe një qiell i kthjellët do të japin një pamje mahnitëse nga hapësira.

Planetet në sistemin tonë diellor rrotullohen rreth Diellit brenda përafërsisht të njëjtit rrafsh të sheshtë si Toka. Ndërkohë që ata rrotullohen me shpejtësi rreth orbitës, në distanca të ndryshme nga Dielli, ka momente kur shtatë planetet duken të rreshtuar./tvklan.al