Vera 2024, më e ngrohta në historinë e planetit
Vera e vitit 2024 ishte më e ngrohta në historinë e planetit Tokë. Në këtë konkluzion ka dalë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”. Vera 2024 ishte gjithashtu edhe më e ngrohta në të gjithë Europën duke tejkaluar edhe rekordin e vitit 2022. Temperatura mesatare globale tejkaloi me 1.5 gradë Celsius mesataren afatgjatë të periudhës 1991-2020....