Vera e vitit 2024 ishte më e ngrohta në historinë e planetit Tokë. Në këtë konkluzion ka dalë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”.
Vera 2024 ishte gjithashtu edhe më e ngrohta në të gjithë Europën duke tejkaluar edhe rekordin e vitit 2022.
Temperatura mesatare globale tejkaloi me 1.5 gradë Celsius mesataren afatgjatë të periudhës 1991-2020. Deri tani temperatura mesatare globale ka qenë 0.7 gradë Celsius mbi mesataren e këtyre viteve.
Për këtë arsye, Copernicus thotë se ka gjasa që i gjithë viti 2024 të jetë biti më i ngrohtë i regjistruar globalisht.
“Në të gjithë Europën, gjatë verës janë thyer rekordet e temperaturave. Austria pati klimën më të ngrohtë në historinë e saj. Spanja përjetoi Gushtin më të ngrohtë në histori, Zvicra ishte e dyta më e ngrohta”, tha zv/drejtoresha e Copernicus, Samantha Burgess.
Shkak i rritjes së temperaturave globale konsiderohen aktivitetet njerëzore, por nxehtësia rekord në vitin 2023 dhe 2024 është rritur si pasojë edhe e fenomenit natyror El Nino. /tvklan.al