Temperaturat e larta, të cilat kanë pushtuar vendin ditët e fundit, kanë bërë që plazhi i Durrësit të mbipopullohet menjëherë. I cilësuar dikur si bregdeti ku zbarkonin kryeqytetasit tashmë ai është i populluar edhe nga maqedonasit dhe kosovarët. Falë hapjes së rrugës Durrës-Kukës kosovarët këtë vit pritet të shënojnë një bum turistësh. “Mirë është, besoj...