Shefja e inteligjencës kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Tulsi Gabbard ve në zbatim urdhrin e Donald Trump për t’u ndaluar hyrjen në institucionet e rëndësishme shtetërore dhe të drejtën për të shfrytëzuar informacionet sekrete të administratës disa ish-drejtuesve të lartë të administratës Biden.

Mes ish-zyrtarëve që privohen nga këto të drejta është edhe ish-sekretari i shtetit Antony Blinken, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare Jake Sullivan apo ish-zëvendëskryeprokurorja Lisa Monaco.

Presidenti amerikan ia ka hequr të drejtën me një urdhër të veçantë edhe pararendësit të tij në këtë post Joe Biden.

Kushtetuta amerikane ua jep ish-zyrtarëve këto të drejta, me qëllim që t’u vijnë në ndihmë zyrtarëve në detyrë me raporte këshilluese për çështje të ndryshme bazuar mbi informacionet sekrete aktuale.

Në një postim në rrjetin X, drejtorja e zbulimit kombëtar amerikan shkruan se heqja e kësaj të drejte ndaj tyre lidhet me faktin se ata janë mes 51 firmëtarëve të marrjes në shqyrtim të rastit të “Laptopit të Hunter Biden”.

Rasti që daton në vitin 2019 u bë shkak që demokratët të ndërmerrnin nisma për ngritjen e akuzave se Rusia kishte ngritur një fushatë shpifjes ndaj presidentit Joe Biden, ku mes të dyshuarve ishte edhe Donald Trump.

Megjithatë, procesi u mbyll në 2023 pasi nuk u gjet asnjë provë për këtë.

Tv Klan