Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka lejuar pjesëmarrjen në seancën gjyqësore ndaj Erion Veliajt, të avokatit amerikan Joshua Roberts. Ky i fundit i është bashkuar mbrojtjes së kryebashkiakut të Tiranës.

Një ditë më parë, ai e vizitoi Veliajn në ambientet e paraburgimit në Durrës. Pas takimit, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

“Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA”, deklaroi ai të Hënën. Tanimë pritet vendimi që do merret në seancën e sotme, për lirimin me kusht ose jo të Veliajt.

Më poshtë, momenti e mbërritjes së Veliajt në ambientet e Apelit të GJKKO:


/tvklan.al