Temperaturat e larta, të cilat kanë pushtuar vendin ditët e fundit, kanë bërë që plazhi i Durrësit të mbipopullohet menjëherë.
I cilësuar dikur si bregdeti ku zbarkonin kryeqytetasit tashmë ai është i populluar edhe nga maqedonasit dhe kosovarët.
Falë hapjes së rrugës Durrës-Kukës kosovarët këtë vit pritet të shënojnë një bum turistësh.
“Mirë është, besoj që do të përmirësohen. Kthimi, pasi që është hap tuneli fantastik. Nuk kem nevojë me shku rrugës së vjetër, domethënë mbërrin shumë shpejt.”
“Kushtet, si tha edhe shoku, po si për fillim mirë, domethënë ka mundësi disa tualete me i bërë, dmth, më shumë, përndryshe në rregull.”
“Shumë më shpesh. Me 18 jemi prapë këtu, mbase edhe jemi me familje.”
Gjatë gjithë vijës bregdetare gjenden plazhe të mirëmbajtura nga hotelet buzë detit, të cilat janë të përshtatshëm për të gjithë pushuesit.
Falë kësaj natyre të mrekullueshme, por edhe investimeve të kryera kryesisht nga sektori privat, apo edhe me ndërhyrjet në infrastrukturë të disa zonave nga qeveria, pushimi në Durrës është më tepër i këndshëm./tvklan.al