Nata e parë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” ka nisur aktin e kategorisë “New Artist”. Ata që marrin shumicën  e butonave të gjelbër fitojnë të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar. Grupi Threex e fitoi këtë status, edhe pse mori një buton të kuq nga DJ Sardi.

Por duket se ai sonte do të tregohet mjaft i ashpër. Edhe për Marinelën pati 4 butona të gjelbër, por DJ Sardi zgjodhi sërish të kuqin për një arsye të fortë.

Ardit Gjebrea: Prapë të kuqe Sardi?

DJ Sardi: Ardit, unë sot nga New Artist dua maksimumin.

Ardit Gjebrea: Urdhëro?

DJ Sardi: Dua maksmumin sot nga New Artist. Nuk do të toleroj as minimumin e lëvizjes së intonacionit.

Ardit Gjebrea: Po tolerojnë 4 të tjerët.

DJ Sardi: Është zgjedhja e tyre. Kjo është mirë edhe për vajzën që ta ridëgjojë veten dhe të përmirësojë gabimet e veta.

Ardit Gjebrea: Marselë?

Marsela Çibukaj: Marinela vjen si një engjëll në mes të skenës, e këndon me shpirt këngën e saj, i falet edhe një luahtje e vogël intonative, por në fund thelbi  është që Marinela ka një zë të fuqishëm dhe unë për këtë e vlerësova, në një  baladë, sigurisht jo të jashtëzakonshme, është një baladë e bukur, e ëmbël, por më të bukure e bëri zëri yt kështu që jeshilja është mëse e merituar./tvklan.al