“Një biletë” titullohet kënga e Sareta Begës me të cilën konkurron në “Kënga Magjike”. Sareta nuk është emër i panjohur pasi e kemi parë në “Mam, po ti?”, rubrika e famshme muzikore e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Ajo arriti të presë biletën e saj për të votuar e për t’u votuar njësoj si artistët “Big”.
Sareta: Babi, mami kjo është për ju!
Ardit Gjebrea: Unë jam shumë krenar për ty, realisht jam shumë krenar për ty, qëkur ke ardhur në “Mam, po ti?”, Sareta është e vetmja që në një garë ku 99% zgjodhën këngë të huaja, Sareta ishte e vetmja që këndonte vetëm shqip.
Marsela Çibukaj vlerësoi gjithashtu këngën dhe vokalin e Saretës.
Marsela Çibukaj: Mendoj që është një nga refrenet më të bukura që të gjithë mbajmë mend, edhe ne si juri këtu kur bëhet fjalë për festivalin e 2024 të “Këngës Magjike”, kështu që shoqëruar edhe me një zë siç e tha Klearti, të fuqishëm, janë korniza perfekte./tvklan.al