“Kënga Magjike” çel siparin në edicionin e saj të 24-t në Tv Klan. Në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike 2024” janë të shumta surprizat e rezervuara. Një ndër ta ishte edhe prezantimi i bashkëprezantueses e cila ngjitet në skenën magjike pranë Ardit Gjebreas, Matilda Mcini.
Ishte djali i saj Luisi i cili me disa fjalë të ëmbla ftoi mamanë e tij në skenë.
Ardit Gjebrea: Çdokush e di se kush janë bashkëshoqërueset e mia në këtë edicion. Sot në natën e parë të “Kënga Magjike 2024” partnerja ime do të jetë e di çfraë po shoh një fytyrë të njohur, një bukurosh të vogël i cili hapi gojën dhe shqeu sytë ku në një të dielë gjatë Telebingos e morra në videocall dhe i thashë që mami yt do të prezantojë “Këngën Magjike 2024”. Është djali që e bën krenarë mamanë e vetë, por edhe mamaja e tij sonte do të na dhurojë emocione dhe që kjo të mbetet në memorien e të dyve nënë e bir, ju lutem asistentëve një mikrofon Luisit dhe le ta prezantojë ai mamanë e vet.
Luisi, djali i Matildës: Mirëmbrëma të gjithëve. Sot ndihem zhumë i emocionuar që ndodhem këtu dhe ju falenderoj për këtë mundësi që më keni dhënë.
Ardit Gjebrea: Patjetër, ti do të bëhesh prezantues kur të rritesh?
Luisi, djali i Matildës: Jo, se kam menduar ndonjëherë.
Ardit Gjebrea: Dëshiron ta prezantosh mamin?
Luisi, djali i Matildës: Po, sigurisht. Zonja dhe zotërinj më lejoni me emrin tim dhe miratimin e babait t’ju prezantoj njeriun më të bukur në botë. Mamanë që më bën mua të lumtur, babain edhe më shumë. Njeriun që çohet herët në mëngjes dhe fle vonë, shoqen time, motrën time, mamanë time të bukur, Matilda Mcini.
Matilda Mcini: Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta. Po më del zemra nga kraharori dhe më besoni të gjithë që emocionet janë armiku kryesor për këdo që ngjitet në këtë skenë. Nuk e di kush mund të më ndihmojë nga ju të ngaldalësoj pak ritmin e rrahjeve të zemrës. Sigurisht prania e Lusit dhe familjes time sonte janë komforti më i madh për mua. Energjia e mirë që publiku më sjell sonte më japin menjëherë këtë ndjesi. Faleminderit!/tvklan.al