Me këngën “Ç’ka thotë për mu”, artistja Martina Serreqi ka kaluar në kategorina “BIG përgjithmonë” në “Kënga Magjike”. Me 5 jeshile nga juria, Gjebrea i ka uruar Serreqit mirë se ardhjen në të mëdhenjtë e muzikës shqiptare.
Ardit Gjebrea: Kalon në kategorinë “BIG përgjithmonë”. Mirë se erdhe në të mëdhenjtë e muzikës shqiptare.
Marsela Çibukaj: Është një këngë me peshë që tregon me siguri që ndoshta një vajzë kaq e re është herët për ta përjetuar…
Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?
Martina Serreqi: Unë jam 19 vjeç. Edhe ne dimë të dashurojmë.
Marsela Çibukaj: Sigurisht, por shpresoj të mos vuani. Martina i dha të gjithë shpirtin kësaj kënge dhe duhet vlerësuar që këta të rinj interpretojnë me gjithë shpirt këngë të bukur.
/tvklan.al