Kartolinat e prezantimit janë traditë e spektaklit “Kënga Magjike” në Tv Klan, por ky vit, siç premtoi producenti dhe drejtuesi i saj Ardit Gjebrea, risitë nuk mungojnë. Inteligjenca Artificiale (IA) e cila tashmë duket se ka pushtuar botën, solli realitetin virtual edhe në Pallatin e Koncerteve. Siç shpjegojnë Gjebrea dhe bashkëprezantuesja Matilda Mcini, secili nga artistët do të prezantohet përmes avatarit të tij që eksploron një botë fantazie.
Matilda Mcini: Çfarë është në modë këtë kohë?
Ardit Gjebrea: Inteligjenca Artificiale.
Matilda Mcini: Pak kohë më parë, Inteligjencën Artificiale mund të mbaroje punë me gjithçka kishe për të shkruar, ndërsa sot ti mjafton të kapërcesh me të çdo kufi e fantazi.
Ardit Gjebrea: Kjo është edhe tema në këtë edicion. Artistët kanë pranuar që avatari i tyre të përdoret nga Inteligjenca Artificiale dhe do të shohim para çdo kënge se në cilën fantazi apo në çfarë bote do të fluturojnë artistët tanë të kategorisë Big.
Dy avatarët e parë që shfaqen janë ai i Martin Panos dhe Arsi Bakos./tvklan.al