Martina Serreqi arriti të rrëmbejë 5 butonë të gjelbër nga juria e “Këngës Magjike” në natën e parë gjysmëfinale që transmetohet në Tv Klan. “Ç’ka thotë për mu” duket se i solli fat pasi i siguroi një vend të përhershëm në kategorinë “Big”. Një këngë dashurie dhe e fuqishme, por Gjebrea dhe Marsela Çibukaj habiten kur dëgjojnë moshën fare të re të Martinës.
Marsela Çibukaj: Është një këngë me peshë kjo, unë e kam thënë kur e kemi dëgjuar edhe më parë, në studion e së “Dielës Shqiptare”. Është një këngë me sigurri që tregon një histori që ndoshta një vajzë kaq e re është herët për ta përjetuar, por Martina…
Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?
Martina Serreqi: Unë jam 19 vjeç.
Marsela Çibukaj: Eh, shpresoj që mos të ketë…
Ardit Gjebrea: Herët!
Marsela Çibukaj: E pra, shumë herët!
Martina Serreqi: Por edhe ne dimë të dashurojmë.
Marsela Çibukaj: Po sigurisht, unë shpresoj mos të vuani./tvklan.al