“Kënga Magjike” hapi siparin në edicionin e saj të 24-t në Tv Klan. Minutat e saj të para kanë nisur me drithërima dhe mister sepse Marsela Çibukaj ‘u shumëfishua’ krejt papritur në skenën e Pallatit të Koncerteve.
Ajo ka çelur festivalin me këngën që i solli fitoren në edicionin e 23-të, “I paftuar”, por këtë herë ‘ftoi’ edhe 5 ‘klone’ të vetes.
Kështu nis nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”.
“Çfarë emocioni! Më kishte marrë malli!”, shprehet Marsela pas përfundimit të performancës. producentit dhe drejtuesit Ardit Gjebrea tashmë ka hyrë në skenë dhe e falenderon për kontributin e saj artistik, por Marsela s’qenka gati të dorëzojë kupën.
Ardit Gjebrea: Unë të falenderoj për këngët e bukura që i ke bërë dhuratë festivalit magjik si dhe për rruëtimin tënd si anëtare jurie në këtë edicion.
Marsela Çibukaj: Jam unë që jam mirënjohësemkëtij festivali madhështor, mirënjohëse ty Ardit si artist dhe producent i këtij festivali që i jep hapësirë mua, por edhe të gjithë artistëve që kanë fatin të prekin ëktë skenë, duke na dhuruar emocione të jashtëzakonshme, të papërshkrueshme, me të vërtetë, unë jam e lumtur sepse skenën e festivalit “Kënga Magjike” e kam prekur së pari si konkurrente, më tej si bashkëprezantuese krah Ardit Gjebreas dhe me triumfin e madh pastaj me këngën “i Paftuar”, dua të falenderoj shumë të gjithë ata që bënë të mundur udhëtimin tim deri në triumfin e madh, Alban Ramosaj për këngën e bukur, Marko Polo, maestro Darko Dimitrov për orkestracionin e mrekullueshëm, artistin Joni Peçi i cili ka kuruar çdo detaj si gjithmonë në daljet e mia skenike.
Ardit Gjebrea: Ti je kampionia në fakt më jetëgjatë, plot dy vite. Je gati shpirtërisht ta dorëzosh kupën të shtunën mbrëma?
Marsela Çibukaj: Të dorëzoj kupën? Dua ta mbaj akoma për vete! Edhe pak!/tvklan.al