Në ditët e fundit të Janarit në pediatrinë e spitalit të Vlorës janë shtuar rastet e vizitave si pasojë e virozave të stinës. Sipas mjekëve fluksi është në rritje, ndërsa nuk mungojnë as shtrimet.

“Në 48 orët e fundit numri i vizitave ka qenë rreth 80 përfshirë këtu edhe shtrimet. Numri i shtrimeve ka kaluar nga 20 në 25. Sot kapaciteti i totalit i të gjithë shtretërve ka qenë i zënë”, thotë Rina Llanaj.

Fëmijët shfaqin simptoma të ndryshme.

“Fëmijët e vegjël, zakonisht nën 2 vjeç, pjesa më e madhe kanë dhe bronkiolite, kanë laringo trankobronkite, bronkopneumoni, teksa një pjesë e fëmijëve pak më të rritur ankohen për çrregullime të tretjes shoqëruar me të vjella, me diarre dhe temperaturë të lartë. Ka dhe fëmijë të tjerë që bëjnë vetëm temperaturë, bëjnë dhimbje të forta të kokës, humbje ekuilibri, dhimbje muskulare, dhimbje trupi dhe çrregullime të tjera”, tha Llanaj.

Këshillohen prindërit që para se të paraqiten të pediatri, të këshillohen me mjekët e familjes, pasi sipas bluzave të bardha fluksi po përballohet me vështirësi.

Klan News