Teksa në qarkullim janë virozat dhe infeksione të ndryshme, specialistët theksojnë se duhet kujdes i shtuar e sidomos për fëmijët, por edhe per grupmoshën e tretë.

Sipas mjekes Marsida Duli, për të patur një imunitet të fortë, nuk mjafton vetëm ushqyerja e shëndetshme, por edhe marrja e vitaminave e kontrolli bazë mjekesor.

“Përgjatë kësaj periudhe që të parandalojmë të gjitha komplikacionet e mundshme të virozave është kontrolli bazë. Pra të realizohet një check-up, qoftë në institucionet publike, qoftë edhe në institucionet private, për të identifikuar gjendjen shëndetësore dhe për të identifikuar gjendjen e sistemit imunitar që lidhet me disa ekzaminime specifike, me vitaminën D, me gjendjen e anemisë, dhe të nivelit të ushqyerjes të organizmit tonë, një ushqim i shëndetshëm nuk mjafton për të patur një shëndet të mirë. E rëndësishme është suplementimi me të gjitha mangësitë, duke filluar nga vitamin D, hekuri dhe shumë integratorë të tjerë elementarë”, tha Marsida Duli.   

Specialistët theksojnë ndër të tjera që të shmangen mjekimet pa recetën e mjekut përkatës.

“Duhet menjëherë në momentin e parë të evidentimit të një defiçense të tillë, të inferohen dhe të kenë një kontakt sa më të parë me mjekun e tyre të besueshëm, ose së paku me farmacistin e tyre, për të përcaktuar dozen e duhur të medikamentit dhe suplementeve”, tha Marsida Duli.  

Për të evituar komplikacionet serioze në shëndet, duhet qëndruar sa më larg ambienteve të mbipopulluara, për shkak se periudha Janar-Shkurt pritet të sjellë një shtim të numrit të personave me grip dhe viruse të stinës.

Klan News