Gjatë kësaj periudhe janë shtuar personat e prekur nga gripi stinor dhe virozat, por sipas epidemiologëve, kjo është një situatë e pritshme në Janar.
“Virozat stinore janë të pritshme për këtë periudhë të vitit, bashkë qarkullojnë ajrin edhe Covidi dhe virusi RSV. Zakonisht këto viroza janë kryesisht më të shprehura tek moshat pediatrike, fëmijënore, por më të riskuar janë dhe personat mbi 65 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike”, tha Ermelinda Murati.
Për të qenë sa më të mbrojtur dhe me imunitet të fortë, specialistët rekomandojnë marrjen e vaksinës kundër gripit, sidomos kategoritë që janë më të riskuara.
“Vaksina e gripit merret në çdo kohë. Edhe para se të jetë sezoni i gripit, domethënë para nëntorit, por edhe gjatë këtij sezoni mund të merret. OBSH-ja rekomandon edhe fëmijët 6 muajsh që mund ta marrin vaksinën si dhe gratë shtatzëna në çdo tremestër të shtatzanisë së tyre, sepse vaksina, jo vetëm që mbron nënën por edhe fetusin”, tha Ermelinda Murati.
Vaksina parandalon format e rënda të gripit dhe që prej nisjes së procesit të imunizimit në Tetor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer mbi 206 mijë doza antigrip për grupet më të rrezikuara.
Klan News