U mbajt në Piramidën e Tiranës, “Fit for the Future with 5G”, një konferencë organizuar nga Vodafone Albania.

Ky event bëri bashkë drejtues biznesi, vendimmarrës të sektorit publik dhe pionierë të industrisë për të eksploruar se si 5G po formëson të ardhmen e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë dhe inovacionit në Shqipëri. Vodafone, së bashku me liderë globalë si Nokia dhe Airbus, prezantuan risitë që ofron teknologjia 5G.

Të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, Enkelejda Imeraj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës, etj.

“Ne si Vodafone jemi të përkushtuar të sjellim fuqinë e vërtetë 5G deri në vitin 2030, në të gjithë Shqipërinë. Infrastruktura 5G do të bëhet rrahja e zemrës së ekonomisë së Shqipërisë në të ardhmen. Do të tërheqë gjithashtu investime të huaja, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër për industritë e drejtuara nga teknologjia”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz.

“Infrastruktura dixhitale, rrjetet me shpejtësi të lartë, janë në themel të një shoqërie Gigabyte apo shoqërisë dixhitale, që ne synojmë ta akselerojmë, sepse është një prej shtyllave kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Jonida Lakuriqi, Drejtore e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania.

“Kompania Vodafone është një nga kompanitë teknologjike më të mëdha në botë dhe me 23 vite eksperiencë në Shqipëri, e cila ka sjellë ndryshime të mëdha në tregun vendas. Që me Blackberry-n e 2009-ës, 3G, 4G+, pilotimin e 5G dhe tani mbulimin me sinjal 5G. Jemi të privilegjuar që kemi një kompani e cila i ka dhënë kaq shumë këtij tregu”, tha Gentian Sala, kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP.

Vodafone Albania mbetet pa diskutim lider dhe dëshmitar i asaj se Shqipëria dhe shqiptarët janë “gati për të ardhmen me 5G!”

Tv Klan