Real Madrid siguroi një tjetër kualifikim dramatik në Champions League, duke eliminuar Atletico Madridin pas gjuajtjeve të penalltive.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, me Gallagher që shënoi pas pak sekondash, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, 120 minutat përfunduan pa fitues, duke e çuar duelin te penalltitë.

Nga “ruleta ruse”, Real Madrid u tregua më i saktë, ndërsa tek Atletico, Julian Alvarez ishte i pafat, pasi goli i tij u anulua për shkak të dy prekjeve gjatë gjuajtjes. VAR-i anuloi golin e argjentinasit, duke bërë që të shpërthejnë polemikat.

Sa i përket gjuajtjeve të tjera, Llorente goditi tranversën për Atleticon, ndërsa te Reali gaboi vetëm Lucas Vasquez, tentativa e të cilit u ndal nga Oblak. 

Në çerekfinale, “Los Blancos” do të përballen me Arsenalin, i cili eliminoi PSV Eindhoven pas rezultatit të përgjithshëm 9-3.

Ndërkohë, Aston Villa triumfoi 3-0 ndaj Club Brugge, duke siguruar një vend mes tetë më të mirave me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

/tvklan.al