Dhuratat që shkëmbehen në fundvit janë një nga momentet më të bukura për të shprehur vlerësimin ndaj marrësit, pa marrë parasysh koston e saj. Ekspertja e Bon Ton, Olesia Leço tregon për programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se ajo vetë u përkushtohet shumë dhuratave, përzgjedhjes dhe mbi të gjitha, nuk bën dhurata të shtrenjta pasi kjo vendos në siklet personin tjetër.
Por kur bëni dhurata, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse ka disa pakujdesi të vogla që mund të përkthehen keq. Leço thotë se asaj i ka ndodhur që në dhuratën që ka marrë, ka gjetur çmimin brenda, por zgjodhi ta falenderonte me finesë dhuruesin.
Olesia Leço: Më ka ndodhur një gjë e tmerrshme që ka qenë edhe çmimi brenda.
Katerina Trungu: Uuu!
Olesia Leço: Kujdes me këtë detajin. Mund të jenë pakujdesi, por është për të treguar edhe vlerën sa kam shpenzuar, kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Ermelinda Ndoja: U detyrove t’ia ktheje edhe ti të njëjtën dhuratë, me të njëjtën vlerë?
Olesia Leço: U shkova se thashë të paktën njerëzit tek unë duhet të mendohen pak më shumë duke e ditur që unë jam e vëmendshme ndaj këtyre gjërave, por besoj që ka qenë një moment që i ka kaluar, nuk duhet të ndodhë.
Rezarta Skifteri: Një pyetje kam, a e more në telefon, i the për…
Olesia Leço: Jo, i thashë që ishte shumë e bukur dhe të falenderoj që je impenjuar dhe je shpenzuar për mua, kaq.
Katerina Trungu: U kuptua aty./tvklan.al