Dashi
Gjatë orëve në vijim do të keni një ndërgjegjësim më të madh. Do të gjeni stabilitet dhe në punë nuk mund të përjashtohet lindja e një projekti të mirë. Të dielën një mik mund të bëhet diçka më shumë. Më mirë ta lini mënjanë krenarinë.
Demi
Shumë prej jush do të mund të nisin një projekt të bukur gjatë gjithë vjeshtës. Do të distancoheni nga një person që ju zemëron.
Binjakët
Llogariteni Hënën në favorin tuaj, megjithatë mund të zemëroheni për asgjë… Do t’ju duhet të rifitoni stabilitetin në frontin e punës. Periudhë e jashtëzakonshme për ndjenjat.
Gaforrja
Nuk duhet të mbyllesh në shtëpi, por t’i dalësh ballë jetës. Do të merrni ca lajme në aspektin profesional. Hutim në dashuri…Shumë gjëra do marrin drejtim ndryshe nga se ju e kishit planifikuar.
Luani
Sot ju nevojitet kujdes. Dëshira për të “shpëtuar” dikë do të jetë shumë e lartë. Periudha e rikuperimit shpirtëror për ju vjen nga data 17 e muajit.
Virgjëresha
Do të dëshironit të bëni plane të mëdha. Ju ndjeni peshën e shumë përgjegjësive, sapo ke kaluar një krizë në dashuri. Megjithatë, yjet do sjellin lajme të mira shumë shpejt.
Peshorja
Gjatë orëve në vijim do të merrni një lajm të mirë, ju ndihmon edhe Jupiteri. Hëna bëhet sërish e favorshme gjatë ditës së nesërme. Situatë interesante për ata që punojnë në tregti.
Akrepi
Është momenti të fluturoni drejt dashurisë! Një histori e dikurshme rikthehet tek ju dhe ju jeni gati. Kini kujdes nga një shpenzim i papritur orëve në vijim.
Shigjetari
Do të dëshironit të sqaroni shumë gjëra sot me dikë, por mos prisni zgjidhje të menjëhershme. Më shumë besim në të ardhmen. Më mirë të mos bëni investime të rrezikshme.
Bricjapi
Jeni i pavendosur mes dy historive… Gjatë orëve në vijim do t’ju duhet të bëni një bilanc të situatës në punë. Do t’ju duhet të mbroni edhe një raport tuajin romantik. Shumë bashkëpunime janë ndërprerë.
Ujori
Hëna është në shenjë. Ju jeni duke përjetuar një gjendje tensioni. Ka nga ata që duhet të rikuperojnë besimin e humbur në të kaluarën e afërt. Ka shumë ‘sfida’ edhe në ambientin e punës.
Peshqit
Një sqarim përfundimtar në dashuri është i mundur. Për sa i përket punës, gjërat nuk kanë nisur mirë… Mërkuri rikthehet në favor duke nisur nga e diela. Mundohuni të shfrytëzoni sa më shumë këtë fundjavë.
/tvklan.al