Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë këtë të hënë një rezolutë të SHBA për të zbutur qëndrimin ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.
Edhe pse SHBA u përpoq që ta ndryshonte draftin e saj, Asambleja miratoi rezolutën e hartuar nga Ukraina dhe vendet evropiane me 93 vota pro, 65 abstenime dhe 18 vota kundër.
Shqipëria dhe të gjitha vendet europiane mbështetën rezolutën, ndërsa kundër votuan Shtetet e Bashkuara dhe vende si Rusia, Koreja e Veriut dhe Izraeli.
SHBA u detyrua madje të abstenonte edhe në votimin e rezolutës së tyre, pasi vendet evropiane ndryshuan versionin e Uashingtonit për ta formuluar në një mënyrë të tillë që pasqyronte mbështetjen e OKB-së për Kievin gjatë luftës, përfshirë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Rezoluta amerikane e ndryshuar mori 93 vota pro, ndërsa 73 shtete abstenuan dhe 8 votuan kundër.
Tv Klan