Dashi

Merr të paktën një ditë për t’u qetësuar dhe mbledhur veten. Financat tuaja do përmirësohen pasi do vijnë ca fitime nga burime të ndryshme. Shmang bisedat personale me njerëzit përreth këto kohë. Për ju që jeni në një lidhje, do ketë pak tension me partnerin. Në mbrëmje, do ju duhet të shkoni diku pa dëshirën tuaj.

Demi

Stresi mbi financat do ju rëndojë shumë sot, kështu që mundohu ta kesh situatën nën kontroll. Dashuria do jetë në mendjen tuaj dhe do kesh hapësirën e duhur për të dalë në një takim me dikë. Për ju që jeni në një lidhje, është momenti perfekt për t’u afruar me partnerin/partneren. Kujdes, dikush tejet i afërt do ju zhgënjejë.

Binjakët

Sot ju duhet të fokusoheni te shëndeti juaj. Sigurohu që të kujdesesh për kohën që shpenzon, por edhe për paratë. Mos u lodh aq shumë në punë, pavarësisht se po e bën që të përmbushësh çdo nevojë të familjes. Do kesh ca keqkuptime me disa të afërm, gjë që do ju mbyllë në vetvete. Megjithatë, gjëra të bukura do vijnë shumë shpejt.

Gaforrja

Ki kujdes me ushqimin, duhet të mbash nën kontroll peshën. Nga ana financiare është një ditë e mirë për të rritur buxhetin dhe për projekte të reja. Merr në konsideratë edhe blerjen e një aksesori të shtrenjtë. Por nga ana romantike, situata s’duket fort e favorshme. Mos e humb fokusin nga puna!

Luani

Dikush do përpiqet t’ju prishë humorin, por mos lejo që gjëra të vogla të nxjerrin më të keqen prej jush. Një këshillë nga babai juaj do ju ndihmojë shumë në aspektin profesional. Edhe një vizitë tek të afërmit do jetë padyshim kohë cilësore për ju. Për të martuarit, është periudhë “sfidash”.

Virgjëresha

Përqendrohu te shëndeti juaj dhe punoni me gjërat rreth jush. Investimet këtë të Shtunë do jenë në të mirën e buxhetit tuaj. Komunikimi do jetë arma juaj më e fortë sot. Ju që jeni në një lidhje, keni suportin e merituar nga partneri/partnerja. Ju beqarët, organizoni diçka me miqtë. Është e nevojshme të shpenzoni ca kohë me ta.

Peshorja

Një mendje e qartë sjell një pasoja pozitive në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Partneri juaj ka një dashuri pa kushte dhe kjo është ajo që ju motivon pavarësisht situatave të vështira. Një mik/mike e vjetër do shfaqet krejt papritur, do ju bëjë të kuptoni se sa shpejt ka fluturuar koha.

Akrepi

Energjia që keni sot është e paparë! Të martuarit e kësaj shenje do shohin ca shtesa në buxhetin e tyre, megjithatë do ketë një keqkuptim me partnerin/partneren. Shpenzoni kohë me fëmijët tuaj, vetëm kështu do i tejkaloni ndjesitë negative. Shmangni konsumimin e alkoolit!

Shigjetari

Do mundohesh shumë teksa përpiqesh të fshehësh emocionet. Kjo do shkaktojë konfuzion tek të tjerët përreth dhe ju do ndiheni të frustruar. Një mik i vjetër do ju ndihmojë në aspektin financiar, por gjithsesi tregohu vigjilent. Një lajm i mirë gjatë pasdites do e bëjë gjithë familjen të buzëqeshë. Energjia romantike është e fortë këto ditë. Një këshillë të vogël për ju: shpenzoni rreth 20 minuta duke parë qiellin… Do ju ndihmojë në heqjen e stresit.

Bricjapi

Keni vështirësi me menaxhimin e parave për pak kohë. Megjithatë do merrni një lajm të mirë në këtë aspekt. Dikush pranë jush ju sheh si model, kështu që duhet të jesh i kujdesshëm me ruajtjen e atij imazhi. Fali ata që të kanë lënduar dikur. Sugjerojmë të reduktoni orët e qëndrimit në telefon, keni nevojë për biseda me njerëzit pranë jush.

Ujori

Festat dhe aktivitete të tjera do e mbajnë lumturinë tuaj në nivele tejet të larta këto ditë. Gjithçka për të cilën keni punuar vitet e fundit, do kthehet në formën e shpërblimit. Kujdes nga marrëdhëniet toksike. Nëse ndjeni se diçka nuk po shkon mirë me ju, konsultohuni me një mjek. Mos i injoro kurrë shenjat që lidhen me shëndetin!

Peshqit

Jeni të mbushur me shpresë dhe optimizëm për të ardhmen. Në aspektin financiar, jeni në pozicion shumë të mirë. Mos lejo tensionet në familje të të demoralizojnë, ti e di se sfidat më të mëdha janë për njerëzit që arrijnë t’i përballojnë.

/tvklan.al