Dashi

Në këtë periudhë ndiheni si “të mbytur”. Kjo fundjavë mund të jetë koha e duhur, sidomos për të gjithë ata që kanë probleme në dashuri, për të bërë një ndryshim.

Demi

Kjo e Shtunë është një ditë që kërkon kujdes edhe për shkak se ditët e fundit keni pasur disa diskutime. Shfrytëzojini këto orë për të kontaktuar njerëzit që keni lënduar me sjelljen tuaj.

Binjakët

Yjet tuaj janë pozicionuar në mënyrë shumë interesante sot. Këshilla është të kapërceni keqkuptimet. Për ata që nuk munden, është më mirë t’i shtyjnë diskutimet për javën e ardhshme.

Gaforrja

Është dita e kompensimit të gjërave që mund të keni humbur, për fajin tuaj. Nëse ka pasur njerëz që kanë pasur një qëndrim agresiv ose mosrespektues ndaj jush, duhet të kërkoni shpjegime dhe të kërkoni falje.

Luani

Teksa kujdesesh shumë për dikë, do kesh momente zemërimi. Fatkeqësisht, ka nga ata që nuk e kuptojnë këtë sjellje tuajën. Mundohuni të qëndroni pak më të qetë dhe të mos shqetësoheni pa qenë e nevojshme.

Virgjëresha

Jeni pak të lodhur sepse, siç ndodh shpesh, i keni dhënë gjithçka punës tuaj. Për fat të mirë, gjërat po shkojnë shumë mirë në dashuri dhe kjo do t’ju ndihmojë të rikuperoni energjinë fizike dhe mendore.

Peshorja

Kjo e shtunë do të jetë paksa e veçantë për shumë prej jush. Dyshimet dhe hutimet mund të ndikojnë në ditën tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë.

Akrepi

Jeni në një gjendje diskomforti që shkaktohet nga stresi i akumuluar prej angazhimeve të shumta të punës me të cilat jeni përballur gjatë javës. Kujdesuni për shëndetin tuaj!

Shigjetari

Nëse e gjeni veten në situata të vështira, ju preferoni të ikni. Këtë fundjavë ju duhet me patjetër t’i sfidoni problemet tuaja.

Bricjapi

Një e Shtunë me emocione të mira! Ata që kërkojnë dashuri mund të bëjnë njohje interesante. Ata që kanë një partner mund të përjetojnë sërish ndjesi pothuajse të harruara.

Ujori

Hëna do ndikojë në favorin tuaj. Keni shumë energji dhe një dëshirë të madhe për të bërë shumë gjëra njëherësh. Si gjithmonë do të përfshini njerëzit përreth jush.

Peshqit

Ata që i kanë dhënë fund një historie dashurie ose që kanë përjetuar një ndarje, mund ta shohin të ardhmen me besim, ndoshta duke filluar prej ditës së sotme.

/tvklan.al