Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 22 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 22 Shkurt 2025
Zelensky, telefonatë me Ramën: Kievi dhe Europa duhet të jenë në tryezën e bisedimeve
Kryeministri Rama bisedon në telefon me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe tha se Kievi dhe Brukseli duhet të jenë pjesë e tryezës së negociatave të paqes.
KQZ propozon 3 variante për teknologjinë në 11 maj. Votim e numërim elektronik në Tiranë, Durrës e Vorë
KQZ u ka propozuar partive politike që janë pjesë e Komisionit Rregullator, 3 variante ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në procesin e 11 majit. KQZ propozon që ky proces të shtrihet në Tiranë, Durrës dhe Vorë.
Rama: Rikuperimi të jashtëzakonshëm me investimet në sektorin e bujqësisë
Kryeministri Edi Rama thotë se me investimet në bujqësi është fituar në një kohë të shkurtër ajo që ishte humbur ndër vite. Ai apeloi që fermerët të përfitojnë nga kreditë e buta nëpërmjet linjës 250 milionë euro të Bankës së Shqipërisë.
Safet Bajri, nesër përballë gjykatës për vrasjen e 2018-ës. Nën akuzë bashkë me Behar Bajrin dh Astmer Bilalin
Do të dalë nesër përpara Gjykatës së Posaçme Safet Bajri i arrestuar një ditë më parë, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018-ën. Me masën e re të sigurisë do të njihen edhe Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të arrestuar më herët.
Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në 2024, shkak: Dhuna, ekonomia e emigracioni
Rriten ndjeshëm divorcet në vendin tonë pasi shifrat zbulojnë se vetëm në 2024-ën kërkuan ndarjen në gjykatë mbi 6600 çifte. Shkaqet kryesore janë çështjet ekonomike, emigracioni, dhuna në familje, por edhe mbarimi i dashurisë.
Nesër zgjedhjet në Gjermani, favorite CDU. Sondazhet: Rritje e fortë e ekstremistëve të djathtë
Të gjithë sytë e Europës, dhe jo vetëm, janë drejtuar nga Gjermania ku nesër mbahen zgjedhjet e përgjithshme. CDU është favorite ndërsa rritje ka edhe ekstremi i djathtë. Krerët e partive të mëdha politike apelojnë për një Europë të fortë.
/tvklan.al