Normat e larta të interesave bankare kanë vijuar të rrisin fitimet e bankave të nivelit të dytë në vend.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se për tremujorin e parë të vitit, të ardhurat nga interesat u rritën me 20.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

  Rritja e të ardhurave ka ardhur edhe nga shtimi i kredive. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë në fund të tremujorit të tretë të vitit arriti në 82.8 miliardë Lekë, duke u zgjeruar me 29.7%.

Kjo ecuri pozitive i ka ndihmuar bankat të gjeneronin në 3 muajt e parë të vitit një fitim neto prej gati 18,5 miliardë Lekësh.

Sistemi bankar ndërkohë i ka shpëtuar edhe problemeve që mund të sillte kërcënimi nga inflacioni sa i takon raportit të kredive me probleme, të cilat tashmë qëndrojnë në nivelin e     4.64 përqind e totalit të huave në banka duke u ulur lehtë në raport me muajt e mëparshëm.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë parashikon që edhe përgjatë muajve të ardhëm kërkesa për kredi të zgjerohet më tej për të financuar konsumin gjithmonë e në rritje si dhe investimet e sektorit privat.

Tv Klan