Pas javës së 28-të, në garë për titullin kampion në Serinë A, duket se kanë mbetur tre ekipe: Inter, Napoli dhe Atalanta.

Humbja e Juventusit 4-0 ndaj Atalantës, ka nxjerrë bardhezinjtë nga gara për trofeun e kampionat, pasi “Zonja e Vjetër” është e distancuar nga tre të parat.

Interi mban kryesimin me 61 pikë, i ndjekur nga Napoli me 60 pikë dhe Atalanta me 58 pikë. Java e ardhshme rezervon sfidën mes Interit dhe Atalantës, një përballje që do të vendosë shumë për kreun.

Ndonëse mbajnë vendin e parë, te Interi kanë kundër kalendarin. Bashkë me ndeshjet në Champions League, në rast kualifikimi në çerekfinale dhe ato në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit, zikaltërit do të luajnë plot 10 ndeshje në 6 javët e ardhshme.

Në krahun tjetër, Napoli dhe Atalanta kanë vetëm pesë ndeshje në kampionat për të zhvilluar. Në Serinë A diçka është e digurt për fundin e kampionatit, gara për titull do të jetë spektakolare.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al