Roma është padyshim skuadra më në formë në Serinë A. Verdhekuqtë regjistruan fitoren e gjashtë radhazi, pasi mposhtën minimalisht Empolin.
Sukses i rëndësishëm për kryeqytetasit, që iu falën një goli të shënuar nga Sule në minutën e parë.
Roma ishte dominuese nga fillimi deri në fund, duke iu afruar disa herë golit të dytë dhe duke mos e vënë fitoren në dyshim për asnjë moment.
Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri vazhdon ngjitjen në renditje, aty ku mban vendin e shtatë me 46 pikë të grumbulluara dhe afrohen me kualifikimin për në kupat e Europës. /tvklan.al