Napoli triumfoi 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën e javës së 28-të në Serinë A. Sukses i rëndësishëm për të kaltrit, që nuk i ndahen Interit në garën për titullin kampion.
Lukaku zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, ndërsa Raspadori dyfishoi shifrat për skuadrën e Contes.
Golin e vetëm për Fiorentinën e shënoi Gudmundsson në minutën e 66-të, por kishte vetëm vlerë statistikore.
Kjo fitore, e mban Napolin në vendin e dytë me 60 pikë, 1 pikë më pak se Interi kryesues. Fiorentina renditet në vendin e shtatë me 45 pikë. /tvklan.al