Emisioni “Stop” në Tv Klan iu drejtua Tepelenës pasi mësoi Fatmir Dervishi bën fizioterapi shumë efektive. “Pacientes” së programit Dervishi i tha se ka hernie diskale duke i dhënë një ilaç pasi i bëri mirë e mirë fërkimin e rastit. Madje ai tha se punonte edhe në Shkodër veç Tepelenës.
Fatmir Dervishi: Hajde njëherë! Këtu ke dhimbje, te brezi i legenit?
Qytetarja: Po!
Fatmir Dervishi: Këmbët t’i ka prekur?
Qytetarja: Herë pas here.
Fatmir Dervishi: Herë pas here. Ndër vite, me ça pune je marrë? Ndër vite. Nuk flasim sot.
Qytetarja: Unë në Greqi kam punuar, punë të ndryshme, nëpër lokale.
Fatmir Dervishi: Po me pesha, me gjëra, që shumë besoj, se po ndenje shumë në këmbë…
Qytetarja: Kam ndenjur në këmbë.
Fatmir Dervishi: Si e ke më mirë? Barkas, shtrihu këtu!
Qytetarja: Po! Ok!
Fatmir Dervishi: Barku poshtë, kurrizi lart!
Qytetarja: Ok!
Fatmir Dervishi: Zakonisht kë këmbë të kap, të majtën apo të djathtën?
Qytetarja: Atëherë, këmba e djathtë, që unë e ndiej më shumë. Këmbën e djathtë.
Fatmir Dervishi: Ky ilaçi është pak i ftohtë, po do ta durosh pak!
Qytetarja: Ok!
Fatmir Dervishi: Ç’ke, ohh… Ke dhimbje këtu?
Qytetarja: Pak!
Fatmir Dervishi: Mirë! Hernie diskale është. Nga e hëna deri të premten, mua më ke në Tepelenë. Të shtunë, të diel mua më ke në Shkodër. 5 ditë punoj këtu dhe dy ditë atje në Shkodër.
Qytetarja: Ah, punon në Shkodër.
Fatmir Dervishi: Eh, dy ditë.
Qytetarja: Ku punon në Shkodër?
Fatmir Dervishi: Në Shkodër te… në Gur të Zi.
Qytetarja: Ke klinikë atje?
Fatmir Dervishi: E kam më të mirë nga këtu.
Qytetarja: Ah..!
Fatmir Dervishi: Pusho! Pusho, se na turpërove!
Qytetarja: Oh..!
Fatmir Dervishi: Këtu më kishe!
Qytetarja: Oh..!
Fatmir Dervishi: Pusho moj! Do ta mbyllësh gojën? Pusho moj atje, se na turpërove!
Qytetarja: Uhhh, më vure kupa?
Fatmir Dervishi: Pusho! Mbylle gojën! Tani erdhe për t’u shëruar? Pusho!
Qytetarja: Aaaa, eeeej..!
Fatmir Dervishi: Pusho! Pusho, se…!
Qytetarja: Vetëm ule!
Fatmir Dervishi: Pusho!
Qytetarja: Se më dhemb shumë.
Fatmir Dervishi: Pusho moj, të thashë!
Qytetarja: Uff!
Fatmir Dervishi: Pusho moj! Uff e buf ju. O pika neve! Edhe themi ne, që do na bëjnë fëmija, ne po ju shërbejmë akoma juve. Lëre të lirë këtu!
Qytetarja: Po!
Fatmir Dervishi: Mos u sforco! Na shfrytëzoni sa na keni me dorë e me këmbë, se nesër nuk do jemi!
Pasi mbaron punë me duar, Fatmir Dervishi shet edhe produkte që kushtojnë 40 mijë lekë të vjetra e nuk zgjidhin asgjë. Ai pretendon se ka mbaruar dy universitete dhe ka punuar me emra si Arqile Boti. Dervishi i thotë pacientes se ka punuar edhe në Spitalin Amerikan, madje e kanë kërkuar sërish edhe në spitalin ‘Nënë Tereza”. Licencën pranon që nuk e ka pasi nuk e do vetë. Në përfundim të ekzaminimit, pacientja duhet të lyejë mesin në mëngjes e në darkë me pomadën e doktorit. Dhe për të gjetur zgjidhje kur ke hall, 50 mijë lekë të vjetra janë hiçgjë.
Fatmir Dervishi: Unë kam punuar me Arqile Botin.
Qytetarja: Ke punuar dhe me doktor Arqilenë?
Fatmir Dervishi: Moj ti, Ylli Merjan unë e Arqileja e kemi zgjedhur.
Qytetarja: Juve?
Fatmir Dervishi: Ylli Merja mësues ka qenë.
Qytetarja: Sa vite ke?
Fatmir Dervishi: 53 vjet. 11 vjet kam qenë te Amerikani, te “Nënë Tereza”. Andeja kam dalë në pension. Te “Nënë Tereza” kam dalë. Ata po më kërkojnë akoma dhe sot dhe u kam thënë, po është se më doni për në Tufinë, a për në Sharrë hajde, po jua bëj qejfin, po vij që nesër. Po më kërkoni i thashë, unë të vij në Tiranë, i thashë ëhë.
Qytetarja: Po gjynah, që s’ke marrë një licencë e të hapësh!
Fatmir Dervishi: Ça licence me?! Unë licencën e marr që nesër, po s’e dua. Tani vëri duart këtu! Fort! Fort, fort! Këtu je te mekaniku dhe po u prishe, ne i ndreqim prapë. Siç je aty, siç je aty! Ulu moj, se s’ke gjë tani!
Qytetarja: Ohh..!
Fatmir Dervishi: Ça ndien?
Qytetarja: Asnjë gjë!
Fatmir Dervishi: Tani këtu, ke patur dhimbje? Këtu në rrëzë të kofshës nga brenda?
Qytetarja: Rrallëherë.
Fatmir Dervishi: Për momentin ke, s’ke?
Qytetarja: Jo! Tani jo!
Fatmir Dervishi: E mirë! Në rregull! Më saktë s’ke një, ke dy defekte. Je me hernie diskale te tresh-katra, që kur shtriheshe këtej, i bie këmba e djathtë dhe dy unaza më lartë ke një shtypje unaze. Këto shtypjet e unazës, të vjen ose nga peshat e rënda, ose nga ndonjë goditje, nga ndonjë rrëzim i pavullnetshëm, që trupi i themi ne, mund të kapi bosh. Trupi i papërgatitur. Nuk e dimë, nga se mund të të ketë ardhur. Një kërc i tillë në mënyrë të pavullnetshme, të ka dalë si gjethe në mes të brinjës së tretë dhe të katërt në këtë krah këtej që i bie krahu i djathtë. Ka dalë si ky këtu. Me këtë defekt, ti Elona mund të kesh mbi 10-vjet. Kur të vesh në shtëpi, çdo darkë dhe çdo mëngjes, dy herë dita. Është ky pomadë. Ça lyeve me të parën, do lyhesh direkt me të dytën.
Qytetarja: Ok!
Fatmir Dervishi: Këto i ke 100% bimore ato të bëjnë 40-të mijë lekë.
Qytetarja: 50-të, janë mjaftueshëm?
Fatmir Dervishi: Lëri aty mos…!
Qytetarja: Shumë faleminderit!
Fatmir Dervishi: Kurse për pjesën e doktorit, lër ça të duash atje, mos e vër veten në sëkëlldi, se unë atje tani të thashë atje, unë dua që ti të ngelesh e kënaqur, jo unë nga ti domethënë./tvklan.al