Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë të Shtunën e 15 Marsit përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit 2025, që do të zhvillohet në Shqipëri. Kuqezinjtë, janë pjesë e grupit B6, aty ku do të përballen me Azerbajxhanin dhe Uellsin.
Një ditë para grumbullimit, trajnerit Andrea Tedesco, ka publikuar listën me 21 futbollistë që do të jenë pjesë e ekipit. Pesë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ndaj Azerbajxhanit, më 19 Mars, në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 15:00. Raundi i dytë do të mbyllet me përballjen mes Shqipërisë dhe Uellsit, e cila do të luhet më 25 Mars, në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 15:00.
Ky raund është një test i rëndësishëm për Kombëtaren U-17, pasi do t’i shërbejë si përgatitje për finalet e Kampionatit Europian, ku Shqipëria merr pjesë si vend organizator.
/tvklan.al